Durmishi bën homazh tek varri i Mehmet Gegës në 55-vjetorin e demonstratave të vitit 1968
Shkup, 25 dhjetor – Sot, në një ngjarje të organizuar në kujtim të 55 vjetorit të demostratave të vitit 1968, kryetari i Këshillit të Komunës së Tetovës, Besar Durmishi, ka shprehur thellë respektin e tij ndaj një prej figurave më të ndritura të historisë së Tetovës, Mehmet Gegës.
Në një postim të ndarë në rrjetin social Facebook, kryetari Durmishi ka bërë të ditur se me rastin e kësaj dite të posaçme, ai ka bërë homazh tek varri i atdhetarit të shquar, Mehmet Gega. Në statusin e tij, ka përshkruar Mehmet Gegën si “Mandelën e Tetovës”, një udhëheqës frymëzues dhe zë atdhetar, i cili i kushtoi tërë jetën avancimit të çështjes kombëtare.
“Në këtë ditë të posaçme, vëmendja jonë është tek figura e jashtëzakonshme e Mehmet Gegës, udhëheqësit frymëzues dhe zërit atdhetar, që tërë jetën ia kushtoi avancimit të çështjes kombëtare,” shkruan Durmishi në postimin e tij. Ai gjithashtu thekson se ky moment është një rast i rëndësishëm për të nderuar trashëgiminë e një lideri të paharruar dhe për të reflektuar mbi guximin dhe sakrificën e tij.
Durmishi inkurajoi qytetarët të kujtojnë dhe të frymëzohen nga dedikimi i Mehmet Gegës për një komb më të bashkuar dhe të fortë.
STATUSI I PLOTË:
“Sot, me rastin e 55 vjetorit të demostratave të 68, kryetari i Këshillit të Komunës së Tetovës, Besar Durmishi, ishte për homazh tek varri i atdhetarit tonë, Mehmet Gega.
Në këtë ditë të posaçme, vëmendja jonë është tek figura e jashtëzakonshme e Mehmet Gegës,”Mandelës së Tetovës”, udhëheqësit frymëzues dhe zërit atdhetar, që tërë jetën ia kushtoi avancimit të çështjes kombëtare.
Një moment i rëndësishëm për të nderuar trashëgiminë e tij dhe për të reflektuar mbi guximin dhe sakrificën e një lideri të paharruar. Le të kujtojmë dhe të frymëzohemi nga dedikimi i Mehmet Gegës për një komb më të bashkuar dhe të fortë”.

