Ndjehet tërmet në Shkup, epiqendra në Kosovë

Shkup, 25 dhjetor – Tërmet me Magnitudë lokale të Rihterit ML 2.3 është regjistruar sot herët në mëngjes në ora 03.26. Epiqendra ka qenë 20 kilometra në veriperëndim të Shkupit, në Kosovë, njoftoi Observatoriumi sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup.

Tërmeti është ndjerë nga popullata në rrethinën e Shkupit, me intensitet prej III ballë sipas Shkallës evropiane makrosizmike.