Rama pret kryediplomatin italian, firmoset marrëveshja e pensioneve

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se Shqipëria dhe Italia kanë firmosur midis tyre marrëveshjen për njohjen e pensioneve të shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Itali.

Kreu i qeverisë shqiptare e ka bërë të ditur firmosjen e kësaj marrëveshjeje pas takimit që ka pasur në Kryeministri të ministrit të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani.

Me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani Dhe me lajmin e mirë se më në fuuuund jemi gati për firmosjen e Marrëveshjes së shumëpritur të Pensioneve të shqiptarëve në Itali”, shkruan Edi Rama në rrjetin e tij social, në Facebook.