Ekipi i Fakultetit të administrimit të biznesit të UT-së, fitues i turneut në futboll të vogël
Tetovë, 14 dhjetor – Në vigjilje të aktiviteteve për 29-vjetorin e themelimit të Universitetit të Tetovës, Fakulteti i Kulturës fizike e organizoi turneun tradicional në futboll të vogël, ku fitues u shpall ekipi i Fakultetit të Administrimit të biznesit – Kumanovë, njoftoi Zyra për informim e Universitetit të Tetovës.
Siç thuhet në kumtesë, ekipi i Fakultetit të Administrimit të biznesit e mposhti në finale skuadrën e Fakultetit të Shkencave të zbatuara, me rezultat 7:0.
Ndërkaq, vendi i tretë i takoi Fakultetit të Kulturës fizike, kurse lojtari më i mirë i turneut u shpall Amar Imeri, nga skuadra e Fakultetit të Administrimit të biznesit. Në këtë turne morën pjesë shumica e fakulteteve të Universitetit të Tetovës.
Gjithashtu, me performancën e tyre këtë manifestim e pasuroi edhe grupi artistik “Aqua Dance Club”.

