Më ftohtë në Llazaropolë, më së shumti borë në Kodër të Diellit
Shkup, 12 dhjetor – Në Llazaropolë është më ftohtë, minus tre gradë, ndërsa më ngrohtë është në Vinicë, tre gradë.
Siç bëri të ditur DPHM, deri në orën 7:30 minus dy gradë janë matur në Berovë, minus një në Manastir dhe Kriva Pallankë, zero gradë në Shkup – Petrovec, Tetovë, Hanet e Mavrovës, Prilep, Strumicë, një në Pretor, Dibër, Shtip, Demir Kapi, Gjevgjeli, Kavadar, Veles dhe dy gradë në Shkup – Zajçev Rid, Kodër të Diellit, Ohër dhe Krushevë.
Lartësia e shtresës së borës sot në mëngjes në orën shtatë është katër centimetra në Kodër të Diellit.
Gjatë natës dhe në mëngjes moti është i ndryshueshëm me vranësira. Në disa vende fryn erë e lehtë nga drejtimi verior.
Paradite në pjesët perëndimore dhe lindore do të jetë me kushte për shi të dobët lokal, ndërsa nëpër disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës. Gjatë ditës me diell me mjegull, ndërsa në pjesët perëndimore me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale do të lëvizë prej 8 deri 15 gradë.
Në Shkup paradite me kushte për paraqitje të mjegullës, gjatë ditës me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Temperatura maksimale do të lëvizë deri 10 gradë.

