Tribunë “Siguri dhe sport” në Fakultetin për siguri në Shkup

Shkup, 11 dhjetor – Fakulteti për siguri- Shkup sot me fillim nga ora 13:30 do të mbajë tribunë me temë “Siguria dhe sporti” në amfiteatrin e madh të fakultetit.

Fjalim në tribunë do të kenë dekani i Fakultetit për siguri, Nikolla Dujovski dhe profesoresha Marina Malish Sazdovska.

Pastaj do të mbahen më shumë diskutime me sportistë dhe sportiste, në mesin e tyre Aleksandar Dimitrijoski, Anita Haleva, Ivana Prokovska, Ivica Janev dhe Jasir Aliu.