Mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe me periudha me diell
Shkup, 8 dhjetor – Moti sot do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe me periudha me diell. Do të fryjë erë e matur deri e përforcuar veriore, më e shprehur paradite përgjatë Vardarit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -4 deri 4, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 3 deri 9 gradë.
Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me periudha me diell dhe me erë të dobët deri mesatare veriore. Temperatura minimale do të zbresë deri -2, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 7 gradë.
Të dielën në orët e pasdites sërish do të ketë reshje lokale të shiut, ndërsa në male borë. Më pas në ditët në vijim moti do të jetë stabil me temperatura të ulëta. Nga e hëna, temperaturat ditore do të jenë pak të ngritura, përveç në fushëgropa, ku do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës.

