Pa energji elektrike shfrytëzuesit e disa rrugëve në komunat Gazi Babë dhe Aerodrom

Shkup, 5 dhjetor – Nga EVN Maqedoni informojnë se sot pa energji elektrike do të mbesin shfrytëzuesit e disa rrugëve në komunat Gazi Babë dhe Aerodrom.

Në periudhën nga ora 08 deri në 15 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e rr. “Dimçe Milloshevski” dhe rr, “Pero Nakov” (Meser-Vardar, Interplast, Elmond-elektro dhe objektet në afërsi të tyre), në komunën e Gazi Babës.

Në periudhën e njejtë pa energji elektrike do të mbesin edhe shfrytëzuesit e rr. “Franjo Kluz” nr. 7 në Komunën e Aerodromit.