Rivarroset Liridona Ademaj në fshatin e saj të lindjes – marrin pjesë qindra qytetarë
Në praninë e qindra qytetarëve, familjarëve e zyrtarëve të lartë shtetëror të hënën është bërë rivarrimi i Liridona Ademajt në fshatin Rracaj të Gjakovës, raporton Ekonomia Online. Më kërkesë të familjarëve ajo është zhvarrosur nga varrezat e fshatit Cërmjan të Gjakovës, ku ishte varrosur fillimisht.
Në rivarrimin e të ndjerës janë parë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, deputetët Mimoza Kusari-Lila, Hajdar Beqa dhe Saranda Bogujevci etj.
Për vrasjen e Liridona Ademajt janë arrestuar tre persona ndaj të cilëve është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Në mesin e tyre është edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli, i cili dyshohet se ka orkestruar vrasjen e bashkëshortes së tij.
Naim Murseli për shkak të veprës penale, vrasje e rëndë në bashkëkryerje, Granit Plavës për veprën penale, vrasje e rëndë dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, dhe Kreshnik Kokallës për shkak të veprës penale, marrëveshja për të kryer veprën penale, vrasje e rëndë.
Liridona Ademaj, u vra në Bërrnicë të Prishtinës, më 29 nëntor.

