Maqedonia e Veriut dhe Sllovenia do të nënshkruajnë memorandum për bashkëpunim zhvillimor ndërkombëtar
Shkup, 1 dhjetor – Maqedonia e Veriut dhe Sllovenia sot do të nënshkruajnë memorandum për bashkëpunim zhvillimor ndërkombëtar për periudhën 2023-2024.
Memoradumin do ta nënshkruajnl zëvendës kryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq dhe zëvendës kryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Sllovenisë, Tanja Fajon.
Pas nënshkrimit të memorandumit, u paralajmërua konferencë për shtyp në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

