Mot i ndryshueshëm me vranësira

Shkup, 1 dhjetor – Moti në mëngjes me kushte për paraqitje të mjegullës në disa lugina. Gjatë ditës mot i ndryshueshëm me periudha dielli dhe më i ngrohtë. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi jugor, veçanërisht në pjesët perëndimore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri 8, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 13 deri 17 gradë.

Në Shkup mot i ndryshueshëm me vranësira, në mëngjes me paraqitje të vranësirave dukshëm të ulëta. Do të fryjë erë mesatare juglindore. Temperatura minimale do të bie deri në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 14 gradë.

Të shtunën do të fryjë erë e fuqishme nga drejtimi jugor e cila do të kushtëzojë rritjen shtesë të temperaturës së ditës dhe shkrirje të shpejtë të shtresës së mbetur të borës. Nën ndikimin e valës së lagështisë të dielën do të ketë reshje lokale të shiut, ndërsa era do të ndryshojë në veriore dhe do të fuqizohet. Nga e hëna temperatura do të ulet përsëri.