Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa në kushte të dimrit
Shkup, 30 nëntor – Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa në kushte të dimrit, nëpër rrugë kryesisht të thata, kumtojnë nga NP “Rrugët e Maqedonisë”.
Siç informojnë prej aty, në disa akse rrugore, të cilat kalojnë nëpër gryka, është e mundur paraqitje e shembjeve të vogla të dheut.
Nga NP “Rrugët e Maqedonisë” apelojnë vozitje të kujdesshme dhe përshtatje të shpejtësisë ndaj kushteve në rrugë.
Potencojnë se ekipet kujdestare të NP “Rrugët e Maqedonisë” vazhdimisht janë në terren dhe i mbajnë të gjitha akset rrugore të kalueshme.
Për të gjitha informatat, pjesëmarrësit në komunikacion mund t’i marrin në telefonin kujdestar 02 25 61 502.

