Rruga 22 nëntori në Çair/Ganiu: Jemi më krenarë se kurrë sepse emrat e rinj të rrugëve të komunës sonë janë emrat e delegatëve të Kongresit të Manastirit

Shkup, 22 nëntor – Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu sot ka promovuar një tjetër rrugë me emrin 22 nëntori dhe për këtë ka thënë se jemi më krenarë se kurrë sepse emrat e rinj të rrugëve të Komunës sonë janë pikërisht emrat e shumë delegatëve të Kongresit të Manastirit.

Sot në 115 vjetorin e Ditës së Alfabetit në Komunën tonë të Çairit promovuam rrugën 22 Nëntori dhe qe pikërisht lidhet me rrugën që e promovuam kohë më parë Adem Demaçi.

Dhe sot jo vetëm ne banorët e Çairit por edhe më gjerë jemi më krenarë se kurrë sepse emrat e rinj të rrugëve të Komunës sonë janë pikërisht emrat e shumë delegatëve të Kongresit të Manastirit ku edhe unifikua gjuha jonë e shenjtë shqipe siç janë: Gjergj Fishta, Mit’hat Frashëri, Parashqevi Qeriazi, Luigj Gurakuqi e Gjergj Qiriazi e tanimë edhe 22 Nëntori.

Sot duke festuar Ditën e 36 shkronjave shqipe le të kujtojmë rrugëtimin, sakrificën, mundin, amanetin e të parëve tanë se gjuha është zemra e një kombi.

Gëzuar Festa🇦🇱

https://www.facebook.com/visar.ganiu.7/posts/pfbid0q5HRR2MdhPYfdJDr4mKu4BfEbCQSU2ARXeCmWrtAgR428YYysJj39bHrcdFpS2hWl