Bastisje në Veles, gjendet drogë, arrestohet shpërndarësi

Shkup, 17 nëntor  Në Veles, nëpunës policorë të Departamentit të Policisë Kriminalistike – Sektori për Tregti të Palejuar me Drogë, Armë dhe Materie të Rrezikshme pranë MPB-së, në koordinim me Njësinë për Tregti të Palejuar me Drogë pranë SPB Veles e kanë privuar nga liria G.SH. (44) nga Velesi.

Gjatë bastisjes së shtëpisë së tij, e kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe materie pluhur ngjyrë e bardhë.

Për rastin është informuar Prokurori Publik, personi është arrestuar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrihet kallëzim përkatës.