Kërkoi ti kthenin telefonin dhe disa shkresa, GJKKO rrëzon kërkesën e Jamarbër Malltezit

Gjykata e Posaçme ka rrezuar kërkesën e dhendrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, per kthimin e telefonit. Malltezi kishte kërkuar kthimin e telefonit dhe kompjuterave dhe disa materialeve të tjera shkresore, të sekuestruara nga ana e  SPAK.

Gjyqtarja Gjika la në fuqi masën e sekuestros me argumentin se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë Malltezi mbahet i arrestuar për akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave në lidhje me hetimet e nisura për dosjen “Partizani”.