Në Shkup sanksionohen 233 shoferë
Shkup, 16 nëntor – Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 233 sanksione, prej të cilave tridhjetë e gjshtë gjoba për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, njëmbëdhjetë gjoba për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, shtatë sanksione për kundërvajtje të këmbësorëve.
Janë shqiptuar edhe shtatë gjoba për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, tridhjetë e shtatë masa për mosshfrytëzimin e rripit të sigurisë, katër sanskione për mosdhënie të përparësisë së kalimit këmbësorëv. Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, njoftoi MPB-ja.

