Kush e ka sot stafetën e opozitarizmit te shqiptarët?
Shkup, 14 nëntor – Lidhja Evropiane për Ndryshim po etablohet në skenën politike më mirë se është parashikuar e paramenduar nga fillimi. Nëse dikur bajraktarizmin për opozitë shqiptare e kishte Aleanca për Shqiptarët, sot këtë epitet e gëzon Lidhja Evropiane për Ndryshim e përbërë nga tre partitë politike, Lëvizja Besa, Lëvizja Demokratike dhe Alternativa. Përse duhet vlerësuar ky koalicioni bashkëpunimi mes partive shqiptare? Në fakt, duhet mbivlerësuar sepse kanë arritur të rrënojnë inatet personale dhe mbi këto kanë ndërtuar bashkëpunim që po e mbajnë stafetën e “opozitarëve” në vend. Dhe, nga kjo lind edhe pyetja e natyrshme që pas shtimit të numrit të madh të partive politike sidomos në skenën shqiptare kush në të vërtetë janë opozitarët e vërtetë? Dhe, nuk do mend që përgjigje reale do të jetë ajo që vjen pas një analize të thukët të realitet politik në vend, shkruan Zhurnal.
Skena politike shqiptare është bombarduar me formim partive –
Thirrjet e vazhdueshme të kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, kanë qenë që sa më pak parti aq më mirë për shqiptarët. Por, mesa duket në vazhdimësi është punuar për të krijuar sa më shumë parti politike në mënyrë që vota shqiptare të mos jetë e koncentruar në dy parti por të shpërndahet që pastaj më lehtë të defakotrizohet. Kush qëndron pas kësaj? Është sekret publik, por pa potencuar emra të përveçëm pas kësaj ideje qëndrojnë vetëm ata që nuk ua duan të mirën shqiptarëve.
BDI dhe PDSH ishin dy partitë politike të cilat luanin rolin kryesor të politikbërjes së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Por, pas tyre erdhe një breshëri partish që pothuajse çdo vit numri i tyre shumëfishohej e shtohej në mënyrë të pakontrolluara. RDK parti opozitare u shua pa u dhënë hapësira për të vepruar. DR e themeluar nga Imer Selmani u shua pas një palë zgjedhjeve.
Më pas në skenë u shfaqë një klimë ndryshimi, atmosfere krejt ndryshe prej atyre paraprakeve skenës politike iu shtua një parti e re me figura të reja të pa konsumuara, Lëvizja Besa, e kishin marrë stafetën e opozitarizmit. Menjëherë, pas kësaj lindi një fraksion në PDSH e dikurshme, e njohur si LR PDSH Lëvizja për Reforma, e që më vonë e formuar në subjekt politik Aleanca për Shqiptarët.
Pas kësaj, në skenën politike votuesi shqiptarë kishte më shumë opsione edhe të ndëshkonte edhe të shpërblente. Pasi Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët ishin dy parti politike të etabluar mirë që pritej të kapnin një numër të konsiderueshëm të elektoratit shqiptarë. Por, që bashkimi i tyre përfundimisht do të sjelltë ndryshim të qeverisjes në kampin shqiptarë.
Por ky bashkim mbeti vetëm iluzion e asesi të ndodhë në praktikë sepse kishte akuzua të ndryshme saqë krijohej bindja inatet e tyre personale janë të patejkalueshme. Ndodhi pikërisht kështu, opozita shqiptarë atëkohë mbeti e ndarë dhe si e tillë vazhdoi të mbetet opozitë.
Më vonë ndodhën ndryshime të shumta, u krijuan ndarje dhe fraksione të reja nëpër këto parti të reja, ku prej Lëvizjes Besa lindi Alternativa. Prurje të reja gjendja ngelej e vjetër, pra gjithçka ndryshonte por asesi BDI të kalonte në opozitë. Më vonë u krijua një aventurë turistike e partive politike opozitare që provonin nga pak të qënurit pjesë e Qeverisë dhe për ta shijuar pak pushtetin. Por, këto aventura ishin afat shkurta.
Kush e ka sot stafetën e opozitarizmit te shqiptarët?
Populli shqiptarë gjithmonë kanë qenë ithtarë të bashkimit, madje para disa viteve si pasojë e mos bashkimit të opozitës së atëhershme votuesi shqiptarë këtë revoltë e shprehi duke votuar parti maqedonase, dhe një numër i madh votash iku nga kampi shqiptarë drejtë atij maqedonas. Ky bashkim i opozitës shqiptare në emërimin e përbashkët Lidhja Evropiane për Ndryshim do të ndikojë që gjitha votat do të kthehen në vendin e tyre në kampin shqiptarë. Dhe, kjo duhet të ndodhë sepse ishte i pakuptimtë garimi i partive maqedonase në terrenin shqiptarë.
Lëvizja Besa si parti opozitare është fuqizuar jashtë mase, kreu i kësaj partie për herë të parë arriti ta fitojë BDI-në dhe ta “dëbojë” nga selia e partisë. Tetovën e fitoi Bilall Kasami në garë me pushtetin në krye me Teuta Arifin. Por, Besa siduket ka rikthyer shpresën te qytetarët përgjatë kësaj periudhe të qeverisjes kjo parti është fuqizuar edhe më shumë dhe siduket qëndron fuqishëm në rajonin e Pollogut, zona prej ku del edhe numri më i madh i deputetëve shqiptarë.
Nga ana tjetër Alternativa dhe Lëvizja Demokratike së bashku qëndrojnë fuqishëm në zonën 1 dhe 2, zona që poashtu nxjerrin numër të konsiderueshëm të deputetëve shqiptarë, kjo nënkupton që konsolidimi i opozitës shqiptare ndikon në një shtrirje ideale në zonat posaçërisht të populluara me shqiptarë.
Prandaj, bashkimi opozitarë është një strehë e qytetarëve të dëshpëruar nga pushteti si dhe do të ndikojë në rikthimin e votës shqiptare që kishte ikur në kampin maqedonas. Shqiptarët e duan bashkimin prandaj edhe do të jenë pro secilit bashkim. Dhe, një koalicion i tillë do të ndikojë qartazi në fitimin e një numri të madh të deputetëve, nuk përjashtohet mundësia që mund të kenë edhe mbi 10 deputetë në legjislaturën e ardhshme. /Zhurnal.mk

