Kryetari i Kuvendit Popullor të Bullgarisë për vizitë në Parlament
Shkup, 14 nëntor – Kryetari i Kuvendit Popullor të Republikës së Bullgarisë, Rosen Zheljaskov sot do të qëndrojë për vizitë pune në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Siç informojnë nga shërbimi për informim i Kuvendit, Zheljaskov do të takohet me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, pas çka është paraparë që të dy të japin deklarata për mediat.
Në orën 13 në Muzeun Arkeologjik, të dy kryetarët do të flasin në hapjen solemne të ekspozitës “Trakia e aergjentë”.
Në ekspozitë, siç informuan nga Ministria e Kulturës, do të flasë edhe ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska, e cila e mbulon këtë ngjarje, ndërsa fjalime të tyre do të kenë edhe ministri i Kulturës i Bullgarisë, Krastju Krastev, si dhe drejtorët e dy institucioneve muzeore që janë organizatorë të ekspozitës, Sllavica Babamova dhe Hristo Popov.

