Një person pëson nga zjarri në fshatin Trebenishtë të Ohrit
Ohër, 10 nëntor – Një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë lënduar nga zjarri që ka rënë mëngjesin e sotëm në një shtëpi në fshatin Trebenishtë.
Komandanti i Njësitit territorial kundër zjarreve të Ohrit, Borko Jankulloski deklaroi për MIA-n se mëngjesin e sotëm në orën 08:25 në Njësinë kundër zjarreve është bërë e ditur se është shkaktuar zjarr në një objekt banesor në Trebenishtë ku në vendin e ngjarjes janë dërguar pesë zjarrfikës me dy vetura intervenimi.
Objekti gjatë arritjes së Ekipeve të zjarrfikësve ishte përfshirë plotësisht nga flakët me çka janë nxjerrë dy persona me djegie të lehta, ndërsa në shtëpinë ka pasur edhe një trup të një personi të djegur.
Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit dhe këtë do e konstatojë hetimi që ende po vazhdon

