Sanksionohen 292 shoferë për vozitje të shpejtë
Shkup, 10 nëntor – Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) gjatë ditës së djeshme realizoi kontroll të përforcuar në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët lëvizin me shpejtësi më të madhe se lejohet, ku janë sanksionuar 292 shoferë.
Prej tyre dhjetë shoferë kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 km në orë se shpejtësia e lejuar, ndërsa një shofer ka lëvizur me shpejtësi mbi 70 km në orë se shpejtësia e lejuar. Poashtu është konstatuar se 172 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vendet e banimit, kurse 120 shoferë jashtë vendeve të banimit.
Kontrollet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim.

