Në Kuvend seancë për pyetje deputetësh
Shkup, 26 tetor – Kuvendi sot do të mbajë seancë për pyetje deputetësh.
Zakonisht çdo të enjten e fundit të muajit në Kuvend mbahet seancë për pyetje deputetësh. Sipas Rregullores, pyetjet për kryeministrin dhe ministrat fillimisht i bëjnë deputetët e opozitës.
Para seancës, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi do të mbajë brifing me gazetarë të akredituar.

