Takim i Grupit joformal parlamentar të gjelbër me organizatat nga Ballkani Perëndimor

Shkup, 17 tetor –  Grupi joformal parlamentar i gjelbër do të mbajë sot takim me organizatat civile nga vendet e Ballkanit Perëndimor në kuadër të SMART Ballkans projekt.

Siç informojnë nga Kuvendi, qëllimi i takimit është shkëmbimi i përvojave dhe diturive, si dhe ndërtimi i partneriteteve strategjike mes organizatave civile dhe institucioneve të rajonit të ndërlidhura me temën: “Rreziqet nga korrupsioni në mjedisin jetësor”.