Rritja e TVSh-së nga 5% në 10%, Shitësit: Nuk janë shtrenjtuar produktet bazë

Shkup, 14 tetor – Pas rritjes së TVSh-së për disa produkte nga 5% në 10%, kjo u reflektua edhe te rritja e çmimeve në markete, por rritja e çmimeve nuk prekë çmimet e produkteve bazë.

Marketet thonë se po e respektojnë vendimin për çmimet e garantuara të produkteve bazë.

“Kohës së fundit me të vërtetë janë rritur çmimet. Nuk e di çfarë mendojnë dhe se si mendojnë, sepse parapanë çmime të garantuara, sikur ulje të çmimeve, tani prapë njësoj rritje.”, – u shpreh një shitës në market.

“Prej kur e kanë nxjerrë Qeveria se duhet të ngrihen çmimet, ato janë ngritur pak. Kemi pasur ngritje. Te të gjitha nga pak, 10 denarë apo 5 denarë. Te bademet, argeta, ka pasur rritje etj.”, – tha një shitës në market.