Zvogëlohet qarkullimi në industri në gusht
Shkup, 13 tetor – Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, indeksi i përgjithshëm i qarkullimit në industri gjatë muajit gusht 2023, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak është 95.7.
Sipas grupeve kryesore industriale, qarkullimi i përgjithshëm në industri gjatë muajit gusht 2023, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, shënon rritje te Prodhimet intermediare përveq energjisë për 0.4 për qind, Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjërë për 2.0 për qind, dhe Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 4.6 për qind derisa ulje vërehet te Prodhimet kapitale për 13.3 për qind.
Indeksi i përgjithshëm i qarkullimit në industri, gjatë muajit gusht 2023, krahasuar me muajin korrik 2023, është 94.6, derisa në periudhën janar – gusht 2023, krahasuar me periudhën janar – gusht 2022, është 103.7.
Indeksi i qarkullimit në industri në tregun vendor në gusht 2023, në krahasim me muajin gusht 2022, është 101.3.
Sipas grupeve kryesore industriale, qarkullimi në industri në tregun vendor gjatë muajit gusht 2023, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, shënon rritje te Prodhimet kapitale për 63.9 për qind, Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjërë 5.8 për qind, dhe Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 6.0 për qind derisa ulje vërehet te Prodhimet intermediare përveq energjisë për 8.3 për qind.
Indeksi i qarkullimit në industri në tregun vendor, gjatë muajit gusht 2023, krahasuar me muajin korrik 2023, është 96.6, derisa në periudhën janar – gusht 2023, krahasuar me periudhën janar – gusht 2022, është 102.2.
Indeksi i qarkullimit në industri në tregun e jashtëm në gusht 2023, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit paraprak, është 93.4.
Sipas grupeve kryesore industriale, qarkullimi në industri në tregun e jashtëm gjatë muajit gusht 2023, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, shënon rritje te Prodhimet intermediare përveq energjisë për 4.2 për qind, Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjërë për 4.8 % dhe Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjërë me 1.6 për qind, derisa ulje vërehet te Prodhimet kapitale për 13.9 për qind.
Indeksi i qarkullimit në industri në tregun e jashtëm, gjatë muajit gusht 2023, krahasuar me muajin korrik 2023, është 94.6. ndërsa në periudhën janar – gusht 2023, krahasuar me periudhën janar –gusht 2022, është 104.1.

