Janë lëshuar më pak leje për ndërtim në gusht

Shkup, 13 tetor – Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, gjatë muajit gusht të vitit 2023 janë dhënë 344 leje ndërtimi, që është për 9.0 për qind më pak se në muajin e njejtë të vitit paraprak.

Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 7 038 158 mijë denarë, që është për 23.7 për qind  më pak krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak.

ESHS njofton se nga numri i përgjithshëm i numrit të lejeve të dhëna për ndërtim 157 (45.6 për qind) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 121 (35.2 për qind) për objektet e ndërtimit të ulët dhe 66 (19.2 për qind) objektet për rikonstruim.

Nga gjithsej 344 objekte, te 180 (52.3 për qind) si investitorë na paraqiten persona fizik, ndërsa tek 164 (47.7 për qind) objekte si investitorë janë subjektet afariste.

Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i 943 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme prej 66 791 m2.