Gjykata e Lartë nuk pranon kërkesën e ish-kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla lihet në burg

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar kërkesën e ish-kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla për t’u liruar nga burgu.

Alla u shkarkua nga detyra nga kryeministri Edi Rama, për shkelje të rënda, pas arrestimit nga SPAK për abuzimet me tenderat publikë, duke favorizuar kompanitë e të afërmve të tij.  Ai, bashkë me 12 persona të tjerë, 7 prej tyre zyrtarë të bashkisë, ranë në pranga për abuzimin me një tender me vlerë 3 mln euro.

Më 16 shtator, SPAK e dërgoi ish-kryebashkiakun për gjykim së bashku me 12 të tjerë të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

Nga analiza një nga një dhe në unitet e provave të administruara gjatë hetimit provohet tej dyshimit te arsyeshëm te bazuar ne prova se gjatë zhvillimit të procedurës së prokurimit publik e llojit  procedurë e hapur zhvilluar në datë 30.04.2021 nga Autoriteti Kontraktor (AK) Bashkia Bulqize, me objekt “Ndërtimi rrjetit furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësi dhe ndërtimi i rrjetit të KUZ , Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë, Bashkia Bulqizë”, me vlerë të tenderit në shumën 322.439.000 lekë të reja, për të cilën janë shpallur fitues operatorët ekonomikë “Egland Sh.p.k” dhe “BE-IS” Sh.p.k, rezulton se janë kryer veprime nga nëpunës publikë të Bashkisë Bulqizë në kundërshtim me Ligjin Per Prokurimet Publike (LPP) dhe aktet nënligjore”, thuhej në njoftimin e SPAK.