Rama: Vogëlushët në Rozhajë të Malit të Zi do të marrin dije në Gjuhën Shqipe

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas hapjes së shkollës së vetme shqipe në fshatin Daçiq të Rozhajës në Maqedoninë  e Veriut.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama e quan kryeministrin në detyrë të Malit, Dritan Abazoviq i cili përuroi këtë shkollë, “ma i miri i të tanëve”.“Nga sot, vogëlushët në Rozhajë të Malit të Zi do të marrin dije në gjuhën shqipe në shkollën e sapo përuruar nga miku im, Dritani, ma i miri i të tanëve”, ka shkruar Rama.