DASH për çështjen “Beleri”: Presim që autoritetet shqiptare të ndjekin procesin sipas ligjit

Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar një mesazh autoriteteve shqiptare në lidhje me rastin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himrës, Fredi Beleri, i cili ndodhet në paraburgim.

Sipas mediave greke, Departamentit të Shtetit ka deklaruar se qeveria amerikane pret që të ndiqet letra e legjislacionit të brendshëm në rastin e Belerit.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje të korrespondentëve grekë në Uashington, një përfaqësues i Departamentit të Shtetit tha se:

“Ne jemi në dijeni të rastit (të ndalimit të Fredi Belerit) dhe presim që autoritetet shqiptare të ndjekin procesin e duhur sipas ligjeve të vendit të tyre.