Policia konfiskon 600 gramë ari dhe një shumë të parave, në Shtërpcë

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmjen e së premtes ka konfiskuar një sasi ari prej 600 gramëve dhe një shumë të parave, në Drajkovc të Shtërpcës.

Sipas Policisë së Kosovës, derisa derisa po zbatonin planin “Goditja”, kanë ndaluar një veturë për kontroll, të tipit Audi dhe më pas i është gjetur qanta me ari e para.

” I dyshuari, H.R (M/MV) i moshës 36 vjeçar është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtërpcë dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj sasia e florirt dhe paratë e gjetura janë konfiskuar me dyshimin për tregti të ndaluar, evazionit të taksave dhe tarifave doganore, ndërsa janë njoftuar Dogana e Kosovës, të cilët do të merren me rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë.