Avokati i Thaçit ballafaqon dëshmitaren serbe me deklaratat e kaluara: Civilët serbë ishin të armatosur

Avokati i ish-presidentit Thaçi, Gregory Kehoe, e ka ballafaquar dëshmitaren e prokurorisë, Dragica Bozhaniq, me deklaratat e saj të mëparshme të cilat i ka dhënë në procese të tjera gjyqësore. Pas kësaj, ajo ka pranuar se civilët serb në fshatin e saj ishin të armatosur nga Serbia, para ngjarjes kur ajo thotë se UÇK kishte sulmuar banorët.

shte Kehoe avokati i vetëm nga mbrojtësit e katër të akuzuarve, i cili e ka intervistuar dëshmitaren e shtatëmbëdhjetë të prokurorisë.

Ai e ka pyetur atë rreth armëve dhe municionit që kishin serbët në fshatin e saj.

Ajo fillimisht ka thënë se autoritet serbe u kishin dhënë armë serbëve civil në Kosovë në një periudhë më të hershme se ngjarja e vitit 1998 për të cilin ajo ka dëshmuar para turpit gjykues në Hagë.

Avokati Kehoe: Kur gjërat u ndërlikuan në Kosovë në vitet ’90 a është e vërtetë që autoritet serbe ju dhanë armë civilëve nëpër fshatra?

Dëshmitarja Bozhaniq: Kjo ka ndodhur përpara, se në çfarë viti ka ndodhur kjo gjë nuk e mbaj mend, por nuk ka ndodhur atëherë, ka ndodhur më herët, nuk e di cili vit, por goxha më përpara sesa kanë ndodhur ngjarjet që përshkrova.

Avokati Kehoe: Por është fakt që burrat e fshatit tuaj kishin marrë armë nga Serbia, apo jo?

Dëshmitarja Bozhaniq: Po.

Avokati Kehoe: Autoritet serbe i jepnin armë civilëve edhe në demonstrata, kështu ka qenë?

Dëshmitarja Bozhaniq: Jo në protesta, armët janë shpërndarë për burrat, mendoj se armët i janë shpërndarë secilit burrë, ndërkohë bashkëshorti im nuk kishte armë, nuk ju dha asnjë armë, sepse nuk dinte të përdorte, dhe djali im ishte shumë i vogël, as ai nuk ka marrë armë.