Mbështetje shtesë prej 58,9 milionë denarë është paguar për 1.925 fermerë të regjistruar
Shkup, 14 gusht – Agjencia pagesore sot realizoi pagesën e ndihmës shtetërore shtesë prej 20 për qind për bartësit e ekonomive bujqësore të cilët janë operatorë të regjistruar të veprimtarisë bujqësore sipas Ligjit për ushtrimin e veprimtarisë bujqësore ose të regjistruar si fermerë individualë sipas Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor.
Ndihma shtesë u jepet ekonomive bujqësore që janë përfitues të pagesave direkte dhe kanë raportuar sipërfaqe të përshtatshme dhe kafshë nga një minimum prej 5 deri në maksimum 50 hektarë sipërfaqe të raportuar me kultura gjysmë të punueshme me përdorim të detyrueshëm të materialit farë të certifikuar, nga minimumi prej 1 deri në një maksimum prej 5 hektarësh sipërfaqe të raportuar me kultura kopshtare, nga një minimum prej 1 deri në maksimum 5 hektarë sipërfaqe të raportuar me plantacion frutash, nga një minimum prej 1 deri në maksimum 10 hektarë sipërfaqe të raportuar me vreshta, nga një minimumi 10 deri në maksimum 50 krerë gjedhë, nga minimumi 101 deri në maksimum 500 krerë dele, nga minimumi 50 deri në maksimum 150 dhi, nga minimumi 6 deri në maksimum 50 dosë dhe nga një minimum prej 50 deri në maksimum 100 familje bletësh.
“Mbështetja në sektorin e bujqësisë njeh si kategori të veçantë fermerët, aktiviteti kryesor ekonomik i të cilëve është prodhimi bujqësor. Për këtë qëllim, në ligjin për bujqësi dhe zhvillim rural, si dhe në programin për mbështetje financiare në bujqësi, kësaj kategorie fermerësh i takon mbështetje financiare shtesë prej 20 për qind. Për këtë qëllim me këtë pagesë janë mbështetur 1925 fermerë, për të cilat janë ndarë 58,9 milionë denarë”, thotë drejtori i Agjencisë Pagesore, Nikica Baçovski.

