Po përgatitet një program i ri për kanalin e Kuvendit
Shkup, 12 gusht – Duke pasur parasysh që kanali parlamentare transmeton drejtpërdrejt punën e Kuvendit, punën e seancave plenare dhe të Buxhetit në kohën kur komisioni është duke punuar dhe natyrisht mendoj se ideja është që të jetë burim për media të tjera në mënyrë që menjëherë të ofrojë informacion adekuat për punën dhe veprimtarinë e Kuvendit dhe të deputetëve dhe të jetë një shtesë e burimit të informacionit autentik për atë që ndodh në Kuvend në çdo moment”, thotë Xhaferi.
Ekipimi i kanalit të Kuvendit është drejt përfundimit, shton ai, duke treguar se shpallja është përsëritur për disa prej vendeve.

Duke pasur parasysh këtë, shton kryetari i Kuvendit, Këshilli do të duhet të riekipohet Këshilli i kanalit të kuvendit.
“Sipas Rregullores dhe Ligjit, kryetari i Këshillit është njëri nga nënkryetarët, gjegjësisht nënkryetari nga opozita. Fatkeqësisht nuk kemi një të tillë tashmë në dy mandate, por me ndryshimet në ligj kemi bërë të mundur që si periudhë kalimtare Këshilli të udhëzojë kryetarin e Kuvendit drejt zgjedhjes së nënkryetarit nga opozita dhe të mund të funksionojë në përputhje me rrethanat”, tha Xhaferi.
Vitin e kaluar është vënë në funksion një uebfaqe e re dhe, siç ka bërë të ditur Xhaferi, janë duke u ripajisur edhe hapësirat e sallave ku mbahen seancat e komisioneve për të siguruar digjitalizimin dhe vendimmarrjen dhe raportimin automatik për fjalimet si dhe në sallën plenare.
Por, paralajmëron ai, gjithçka varet nga procedura që do të zhvillohet, nëse do të jetë e suksesshme apo jo.
Në të kaluarën, shumë qytetarë e ndiqnin drejtpërdrejt kanalin e Kuvendit dhe u informuan drejtpërdrejt se çfarë diskutuan deputetët dhe cilat ligje u miratuan. Informacioni i fundit jozyrtar për shikueshmërinë e këtij kanali është se shumë pak qytetarë e shikojnë tani, pra shikueshmëria është vetëm një për qind.

