Gjysmë i zhveshur, “terrorizoi” qytetarët në qendër të Bulqizës/ Arrestohet 26-vjeçari

Një 26-vjeçar është arrestuar në Bulqizë pasi u konfliktua fizikisht me dy persona dhe dhunoi policët që ndërhynë.

26-vjeçari Ertigen Alla, banues në Bulqizë, po konfliktohej për motive të dobëta me shtetasit B.Ç., 41 vjeç dhe O.V.,  35 vjeç. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar për në Komisariat palët në konflikt, dhe gjatë shoqërimit 26-vjeçari ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.

Ai është arrestuar në flagrancë për veprën penale të “Kundërshtimi me dhunë i Punonjësit të Policisë”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.