Al Hilal paraqet ofertë për Felix

Atletico Madrid është duke shqyrtuar mundësin për të lejuar Joao Felix-in t’i bashkohet Al Hilalit në Arabinë Saudite në formë huazimi.

Liga Pro Saudite po vazhdon politikën e saj të rekrutimit me Al Hilalin ndër shpenzuesit më të mëdhenj brenda klubeve të mbështetura nga Fondi i Investimeve Publike, transmeton Arbresh.info.

Një lëvizje për Felix përfaqëson një tjetër hap të guximshëm për të nënshkruar lojtarë nga ligat kryesore evropiane pas dështimit në përpjekjen e tyre për të nënshkruar Kylian Mbappe.

Sipas raporteve nga eksperti i transferimeve Fabrizio Romano, Al Hilal janë të përgatitur t’i ofrojnë Felix një huazim një vjeçar, pasi ai shtyn të largohet nga Madridi, së bashku me një tarifë prej 15 milion euro për Atletico.