Digjen vetura të shumta, zjarrfikësi rrëfen se si u përball me zjarrin në Gllogjan
Shkrumb e hi u bën vetura të shumta të cilat ishin te parkuara në hapësirën e këtij auto-servisi. Erërërat e forta që kaluan në Gllogjan të Deçanit duket se kishin shkaktuar dëme në telat e rrymës në këtë zonë ku si pasoj kaploi zjarri i përmasave të mëdha. I pari që pa këtë ngjarje ishte, Arianit Hamzaj, nga Gllogjani.
“Sapo kamë hyrë në fshatin Glloagjan kamë has në një zjarr masiv dhe i cili sipas së gjithash është shkaktuar nga fryma e madhe që i ka këput telat e rrymës, brenda disa minutash zjarri është përhap më të madhe”, ka deklaruar Arianit Hamzaj, Gllogjan.

