Publikohen detajet e kontratës së Alitit te Alanyaspor: Jam i lumtur që jam këtu

Mbrojtësi i Kosovës është prezantuar në mëngjes nga klubi turk, por tani janë publikuar edhe detajet e kontratës.

29-vjeçari ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me Alanyasporin, klub i cili pagoi një milionë euro për transferimin e tij nga Zurichu.

Vet reprezentuesi kosovar është shprehur shumë i lumtur për këtë transferim, teksa ka folur për faqen zyrtare të klubit.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Jam i vetëdijshëm për qëllimet e klubit tim. Do të bëj më të mirën për ta bërë ekipin tonë më të mirën dhe për të lumturuar tifozët tanë”, tha fillimisht Aliti.