Nagip Krasniqit i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit edhe për dy muaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zyrtarja për informimin e kësaj gjykate, Milinda Gashi.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurit N.K, Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka marrë vendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për vazhdimin e masës së paraburgimit  kundër të pandehurit N.K, ashtu që masa e paraburgimit i është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj”, ka thënë Gashi.