Para koncertit në Tiranë, Ricky Martin po qëndron në Durrës
Ylli me famë botërore, Ricky Martin po qëndron në Shqipëri.
Artisti nga Porto Riko të enjten, më 20 korrik pritet të mbaj koncert në sheshi “Skënderbej” në Tiranë.
Por, para kësaj 51-vjeçari ka zgjedhur qytetin bregdetar, Durrësin për të përballur temperaturat e nxehta që kanë kapluar Evropë, përfshirë Shqipërinë.
Autori i hitit “Livin’ La Vida Loca” ka publikuar një imazh nga Durrësi në InstaStory për miliona ndjekës të tij në Instagram.
Ndërkohë, dje me të arritur, Martin tha se është i lumtur që ndodhet në Shqipëri dhe ka ftuar të gjithë të bëhen pjesë e koncertit të tij madhështor.

Kujtojmë që Shqipëria tashmë ka mirëpritur një numër të madh artistësh ndërkombëtar, pak ditë më parë ylli tjetër latin, Enrique Iglesias performoi gjithashtu në Tiranë.
Emra të tjetër që më parë kanë mbajtur koncert në Shqipëri përfshijnë edhe Dua Lipën, Rita Orën, Maluma e Nikos Vertis.

