Arrestohet hajduti, gjatë bastisjes në shtëpinë e tij gjendet pushkë dhe municion

Shkup, 14 korrik – Nëpunës policorë të Stacionit Policor Gazi Babë e kanë privuar nga liria J.F. (24) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka drejtuar motoçikletë elektronike për të cilën ekziston dyshimi se është nga vepra penale “vjedhje”.


Me personin në fjalë, siç kumtojnë sot nga MPB-ja, është realizuar bisedë zyrtare në të cilën ka pranuar edhe një vepër tjetër “vjedhje”, gjatë të cilës më datën 09.07.2023 në blv. “Nikolla Karev” ka vjedhur trotinet elektrik, kurse biçikleta elektrike i është kthyer pronarit.

“Më vonë, me urdhëresë gjyqësore, është kryer bastisje në shtëpinë e J.F. gjatë së cilës janë gjetur dhe sekuestruar pushkë gjuetie, më shumë patrona gjuetie, karikator për pistoletë dhe pjesë tjera për pistoletë.
Pas dokumentimit të plotët të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës”, theksohet në kumtesën nga MPB-ja