Në Shkup janë shqiptuar 130 sanksione për kundërvajtje në komunikacion

Shkup, 14 korrik – Në territorin e qytetit të Shkupit dje janë shqiptuar 130 sanksione në komunikacion.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme sot informojnë se për vozitje të shpejtë janë shqiptuar 14 sanksione, për vozitje pa patentë shoferi nëntë sanksione, ndërsa për kundërvajtje të cilat i kryejnë shoferët e motoçikletave 17 sanksione.

Janë shqiptuar edhe katër masa për për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, dy sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), katër sanksione për mosshfrytëzimin e rripit të sigurisë”.