Kovaçevski dhe Micotakis e kanë riafirmuar vullnetin për thellimin e marrëdhënieve bilaterale

Athinë, 12 korrik – Marrëdhëniet bilaterale dhe situata në rajon, kanë qenë në fokus të takimit të kryeministrave të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, Dimitar Kovaçevski dhe Kirjakos Micotakis, informojnë nga kabineti i kryeministrit grek, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Kovaçevski dhe Micotakis u takuan në mëngjes në margjinat e NATO Samitit, që mbahet në Vilnus.

“Gjatë takimit, dy kryeministrat kanë këmbyer mendime për ngjarjet në rajon, ndërsa i kanë shqyrtuar edhe marrëdhëniet bilaterale dhe e kanë riafirmuar vullnetin për thellimin e tyre”, informuan nga kabineti i Micotakisit.

Ky është takimi parë i kryeministrave të dy vendeve pas zgjedhjeve në Greqi më 25 qershor dhe është vetëm katër ditë pasi Qeveria e Micotakisit mori besim nga Parlamenti.