Debatet për projektligjin e “Mjekësisë”
Projektligji për studentët e mjekësisë ishte pjesë e debateve në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë. Ministrja Evis Kushi tha se para se të regjistrohen në universitet, të rinjtë do të nënshkruajnë marrëveshjen e përcaktuar.
Përpara regjistrimit do të nënshkruajnë një marrëveshje me MSH, MAS dhe UMT, për të pranuar që të punojnë 5 vite pas diplomimit në institucionet shëndetësore shqiptare dhe për të tërhequr më pas diplomën pas përmbushjes së këtij detyrimi.”

