Mot me diell dhe shumë i nxehtë me indeks UV 10

Shkup, 12 korrik – Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri 23 gradë, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 32 deri 40 gradë. Indeksi UV do të jetë 10. 

Në Shkup mot me diell dhe shumë i nxehtë me erë të lehtë nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të bie deri në 17, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë deri 38 gradë. 

Nën ndikimin e valës së nxehtë vijon periudhë e motit të qëndrueshëm dhe shumë të nxehtë me temperatura ditore në pjesën më të madhe të vendit mbi 35 gradë, ndërsa ato të mëngjesit në Shkup dhe në pjesët jugore nuk do të bien nën 20 gradë. Veçanërisht nxehtë do të jetë të enjten dhe të premten kur në disa vende temperatura do të kalojë 40 gradë dhe do të jetë aktiv niveli portokalli i rrezikut nga temperatura të larta.