Arrestohet mbikëqyrësi në burgun e Dubravës, dyshohet se mori rreth 2 mijë euro ryshfet nga të burgosurit

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), ka realizuar dy operacione policore dhe ka arrestuar tre persona të dyshuar.

Ky operacion policor ka ndodhur në dy raste të veçanta, ku rasti i parë është arrestuar një mbikëqyrës në Qendrën Korrektuese Dubravë, i cili dyshohet se ka në katër raste ka marrë ryshfet në vlerë të 1 mijë e 880 eurove, në këmbim të favoreve të burgosurve.

Pas përfundimit të kontrollit i dyshuari është shoqëruar për intervistim në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit kompetent, të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orë.

Ndërsa, rasti i dytë ka të bëjë me dy të arrestuarit tjerë janë trajneri Arbnor Rifati dhe gjyqtari Daut Mehmeti, të cilët dyshohen për kurdisjes të ndeshjeve të basketbollit.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar disa fletëpagesa, katër telefona dhe dy shtëpiza të kompjuterit.

Të njëjtëve është caktuar masa u ndalimit prej 48 orëve me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.