AETM: Poseduesit e huaj të kartelave pagesore shpenzuan 21,76 milionë euro për blerje nga e – tregtarët e Maqedonisë së Veriut vitin e kaluar
Shkup, 30 qershor – Poseduesit e huaj të kartelave pagesore për blerjen e produkteve dhe shërbimeve nga e-tregtarët e Maqedonisë së Veriut në vitin 2022 kanë shpenzuar 21,76 milionë euro, gjë që, krahasuar me një vit më parë, paraqet rritje prej gati 33 për qind. Ndërsa, në krahasim me vitin 2016, vlera e e-transaksioneve nga jashtë në e-dyqanet e Maqedonisë së Veriut është rritur për më shumë se 10 herë, ndërsa numri për gati 19 herë, tregon Analiza e Asociacionit për e- tregti të Maqedonisë së Veriut – AETM, duke iu referuar të dhënave të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Blerësit e huaj onlajn vlerën e realizuar e kanë bërë në 618,932 transaksione ose kanë shpenzuar mesatarisht 35,2 euro për transaksion. Analiza e bërë mbi lëvizjen e numrit dhe vlerës së onlajn transaksioneve të kryera nga të huajt drejt e-tregtarëve vendas nga viti 2016 deri në vitin 2022 tregon se ka rritje të ndjeshme. Nëse në vitin 2016 të huajt shpenzonin onlajn te e-tregtarët e Maqedonisë së Veriut vetëm dy milionë euro në 32,9 mijë transaksione, në vitin 2022 vlera është rritur me më shumë se 10 herë, ndërsa numri i transaksioneve për gati 19 herë. Sa i përket pjesëmarrjes së të huajve në vlerën totale të realizuar të transaksioneve onlajn, si brenda ashtu edhe jashtë vendit nga kartelat pagesore vendase dhe të huaja, ajo rritet nga 2,2 për qind në vitin 2016 në gati katër për qind në vitin 2022”, thonë nga AETM.
Nga vlera totale e transaksioneve të kryera nga të huajt me e-tregtarët e Maqedonisës së Veriut, 49 për qind i takojnë poseduesve të kartelave pagesore nga tetë shtete.
“Nga poseduesit e kartelave pagesore të lëshuara në SHBA, janë shpenzuar 3,6 milionë euro ose 17 për qind e vlerës së transaksioneve. Më pas 2,2 milionë euro ose 10 për qind nga Mbretëria e Bashkuar dhe 1,7 milionë euro ose tetë për qind nga Zvicra. Më pas pasohet nga poseduesit e kartelave gjermane që kanë bërë katër për qind, Bullgaria dhe Turqia nga tre për qind dhe Suedia dhe Kosova dy për qind nga vlera e transaksioneve onlajn”, njofton AETM.
Analiza e mëtutjeshme e AETM-së për numrin dhe vlerën e transaksioneve të kryera nga jashtë për tregtarët elektronikë të Maqedonisë së Veriut është bërë më në hollësisht për vendet që realizojnë 49 për qind të vlerës totale të realizuar. Rritjen më të madhe në numrin dhe vlerën e transaksioneve onlajn të kryera nga poseduesit e kartelave të huaja të pagesave në vitin 2022 krahasuar me vitin paraprak, e ka arritur Zvicra, ndërsa transaksionin mesatar më të lartë e ka bërë Kosova.
“E-tregtia mundëson blerjen e produkteve dhe shërbimeve nga kudo në botë. Nga analiza shihet se më së shumti onlajn transaksione të kryera nga poseduesit e kartelave të huaja pagesore, si në numër ashtu edhe në vlerë, bëhen nga vendet ku ka mërgimtarë nga Maqedonia e Veriut ose nga vendet fqinje. Kjo na çon në supozim se është bazë për kërkime të mëtejshme se mërgimtarët tanë po e përdorin gjithnjë e më shumë këtë kanal për të blerë produkte dhe shërbime për të afërmit e tyre nga e-dyqanet e Maqedonisë së Veriut. Pritet që vlera dhe numri i transaksioneve onlajn nga jashtë do të vazhdojë të rritet, respektivisht më së shumti nga poseduesit tanë të kartelave të huaja pagesore tek tregtarët elektronikë të Maqedonisë së Veriut. Çdo rritje e e-transaksioneve është e rëndësishme për zhvillimin e e-tregtisë së Maqedonisë”, thotë kryetarja e Asociacionit për e-tregti të Maqedonisë së Veriut, Nina Angelovska.

