Shfrytëzuan fëmijët për të lypur/ Policia e Durrësit procedon penalisht 11 persona

11 persona janë proceduar penalisht nga policia në Durrës, pasi akuzohen se shfrytëzonin për të lypur fëmijë dhe nipër të tyre, të moshave nga 2 deri ne 13 vjeç.

Në 7 raste, efektivët e policisë kanë konstatuar në zona të ndryshme të qarkut këta persona, teksa shfrytëzonin për të lypur të mitur, të afërm të tyre.

Policia u ka bërë apel prindërve dhe qytetarëve të mos shfrytëzojnë të miturit, pasi do të përballen me pasojat ligjore.