Në afërsi të Bogdancit arrestohet një kontrabandist i migrantëve, gjenden tetë migrantë nga Siria
Shkup, 30 qershor – Në afërsi të Bogdancit, dje rreth orës 18:10 nga ana e nëpunësve policorë të stacionit policor të mbikëqyrjes kufitare Dojrani i Vjetër, është privuar nga liria personi P.G.(49) nga Bogdanci për shkak të dyshimit të bazuar automjetin “Audi A4” me targa të Gjevgjelisë, transportoi tetë migrantë nga Siria.
Nga MPB-ja informuan se për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet parashtresa përkatëse.

