Shkon në 667 numri i të arrestuarve, Macron thërret mbledhje urgjente qeverie

Presidenti francez Emmanuel Macron ka thirrur një mbledhje emergjente qeverie, pas trazirave në Francë të cilat vazhdojnë prej tre netësh.

Francezët kanë protestuar deri orët në para të mëngjesit, ndërsa deri më tani 667 persona janë arrestuar.

Si ndodhi ngjarja?

Nahel, 17 vjeç, u qëllua të martën në makinën e tij, pasi nuk ndaloi kur u urdhërua. Një video që qarkullon në rrjetet sociale, tregon një oficer policie që i drejton armën shoferit të një makine, përpara se të dëgjohet një e shtënë. Makina më pas përplaset. Adoleshenti vdiq si pasojë e plagëve të plumbave në gjoks, pavarësisht ndihmës së urgjencës. Oficeri policor që dyshohet se qëlloi, u arrestua nën akuzën për vrasje.