Dënohen 205 shoferë në Shkup, 55 për vozitje të shpejtë
Shkup, 30 qershor – Gjithsej 205 masa, prej të cilave 55 për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, janë shqiptuar mbrëmë gjatë kontrolleve në rajonin e komunikacionit të kryera nga Sektori i Punëve të Brendshme Shkup në territorin e qytetit.
Siç kumtoi MPB-ja, janë shqiptuar 17 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, tre për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, tetë për kundërvajtje që i kryejnë drejtuesit e motoçikletave, dy sanksione për kalim në sinjal të mbyllur – semafor i kuq, nëntë për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit dhe tre masa për mospërdorim të rripit të sigurimit.
Nga MPB-ja paralajmërojnë se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

