Janë paguar 143,7 milionë denarë subvencione për më shumë se 5.300 prodhues të qumështit

Shkup, 20 qershor – Agjencia e pagesave u ka paguar 143,7 milionë denarë mbi 5.300 prodhuesve të qumështit për prodhimin dhe dorëzimin e qumshtit të lopëve, deleve dhe dhive, njofton Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU).

Sipas MBPEU-së, shfrytëzues të kësaj nënmase janë njësitë bujqësore – prodhues të qumështit të lopës, dhisë dhe deles, të regjistruar si mbarështues të bagëtive, deleve dhe dhive në Regjistrin e mbarështuesve të llojeve të caktuara të kafshëve, të cilët ia kanë dorëzuar prodhimin e tyre një blerësi të regjistruar të qumështit të papërpunuar.

Shuma e mbështetjes është 3,5 denarë për litër për qumështin e lopës së prodhuar dhe dorëzuar dhe 4,5 denarë për litër për qumështin e prodhuar dhe dorëzuar të deles dhe të dhisë.

“Agjencia për Mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural ka realizuar pagesën për qumështin e prodhuar dhe të dorëzuar për periudhën janar-prill të vitit 2022. Kujtojmë të gjitha ekonomitë bujqësore se aplikimi për pagesa të drejtpërdrejta në kuadër të Programit për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2023, është në proces e sipër dhe afati i fundit për paraqitjen e aplikacioneve është deri më 30 qershor 2023. Ekonomitë bujqësore mund të paraqesin aplikacionet e tyre për pagesa të drejtpërdrejta sipas programit pët përkrahje financiare në bujqësisë për vitin 2023 çdo ditë pune në zyrat e njësive rajonale të MBPEU-së, ose të aplikojnë në mënyrë elektronike përmes portalit të subvencioneve elektronike”, bënë të ditur MBPEU.